Në 24 orët e fundit në Kosovë u ngritën 49 aktakuza nga prokuroria

Zyra e prokurorit të shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur 49 aktakuza kundër 58 personave për vepra penale të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit janë ndaluar 21 persona dhe janë paraqitur 7 kërkesa për masën e paraburgimit kundër 7 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar 9 persona dhe ka paraqitur 2 kërkesa për masën e paraburgimit kundër 2 personave. Në të njëjtën kohë, janë ngritur 21 aktakuza kundër 24 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar në tri raste të ndara. Në këtë prokurori, gjithashtu është paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person të dyshuar.

Gjatë kësaj kohe, janë ngritur gjithashtu 6 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 6 personave.

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, janë ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona në dy raste të ndara, duke i zbatuar masën e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar 6 persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra penale të ndryshme.

Në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 7 personave për vepra të ndryshme penale.