Vdes 17 Vjeçari Pas një Zënke në Skenderaj

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Aqarevë të Skenderajt ka vdekur V. Sh. 17 vjeçar pas një rrahjeje që dyshohet se e kishte me pasur me 16 vjeçarin H. A.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai u shpreh se policia ka marrë një informatë për një rrahje në mes dy të rinjve dhe pasi ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre.

“Dyshohet që dy të rinj që kane qenë së bashku në një lokal në Aqarevë të Skenderajt, pas një zënke të çastit, 17 vjeçari tashmë viktimë, dyshohet se ka mbetur pa shenja jete,” tha Zahiti për KALLXO.com.

Sipas Zahitit kjo ngjarje është konsideruar si vepër penale, ndërkaq rrethanat priten të zbardhen nga mjekësia ligjore.

Ai bëri të ditur se i dyshuari është duke u mbajtur nën arrest për 24 orë në stacionin policor në Skenderaj.