Thaçi i Dorëzon me Ceremoni Mustafës “Timonin” e Qeverisë
12.12.2014 - 15:43
U bë dorëzim-pranimi i detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Tashmë ish-kryeministri Hashim Thaçi e dorëzoi detyrën e tij tek pasardhësi Isa Mustafa.
Thaçi e priti Mustafën me gardën ceremoniale, kurse dorëzim-pranimi i detyrës u bë në kabinetin e kryeministrit.
Pas kësaj ceremonie nuk pati konferencë për media.