Muharrem Nitaj | Foto: KALLXO.com

Nitaj Jep Dorëheqje nga KMShK-ja

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KShMK) ka bërë të ditur se nënkryetari i saj, Muharrem Nitaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij.

“E njoftoj Bordin e KMSh dhe administratën e Këshillit se jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të Bordit të KMSh-së, pasi që nga 01.08.2015, do të jem i angazhuar në detyra të cilat nuk përputhen me natyrën punëve të KMSh-së dhe po të veprohej ndryshe do të ishte konflikt interesi. Dorëheqja ime është e parevokueshme”, ka shkruar Nitaj në arsyetimin e dorëheqjes, njofton KMShK-ja.