Mustafa, Veseli e Thaçi në Takim te Presidentja

Ka nisur takimi i Presidentes Jahjaga me liderë partiakë, pas nismës së saj që me dialog te tejkalohet situata e krijuar në Kuvend.

Në takim me presidenten, sipas gazetares së KALLXO.com, janë kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi.

Bashkë me këta tre zyrtarë të lartë të shtetit, të pranishëm në takim janë edhe shefat e grupeve parlamentare të PDK-së e LDK-së Adem Grabovci e Ismet Beqiri.

Jahjaga e bëri të ditur sot idenë e saj për ta tejkaluar gjendjen e krijuar në Kuvend me takime të saj me liderë të subjekteve politike të vendit.

Jahjaga e ka caktuar për nesër takimin me liderët e tri partive opozitare, të cilët kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në të.