Kosova Si Frymëzim i Mirëkuptimit Fetar

Rabinin Bemporad, drejtor i Qendrës Jofitimprurëse për Mirëkuptim Ndërfetar lavdëroi tolerancën kosovare.

Ai tha fjalë të mira për bashkëjetesën mes religjioneve në Kosovë, kur u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.

Sipas Bemporadit, Kosova nuk është ndonjë qendër e madhe financiare, as qendër e fuqishme politike, por ka diçka që e veçon.

“Populli juaj ka një përgjigje të mrekullueshme se si duhet religjionet ta trajtojnë njëra-tjetrën,” tha Bemporad.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe të të gjithë shoqërisë kosovare, për paqen, stabilitetin dhe mirëkuptimin ndëretnik dhe ndërfetar në vend dhe më gjerë.

“Ne ndihemi krenarë që modeli ynë i mirëkuptimit fetar është duke frymëzuar gjithandej botës njerëz dhe organizata që punojnë për të mirën e njerëzimit,” deklaroi Veseli.