Delegacioni Antimafia Sjell Përvojën Italiane në Prokurorinë e Shtetit

Një delegacion i Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Policisë së Italisë, i kryesuar nga prokurori publik Maurizion De Lucia vizitoi sot prokurorinë e shtetit të Kosovës.

Delegacionin e priti ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha.

Hoxha njoftoi mysafirët e tij se sistemi prokurorial i Kosovës ka nëvojë për mbështetje me anë të trajnimeve dhe shkëmbimit të praktikave në disa fusha të veçanta, sidomos në luftë krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Maurizion De Lucia, prokuror publik në Drejtorinë Kombëtare Antimafia të Italisë shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për mbështetjen që kërkoi Hoxha, sidomos në fushën e luftimit të terrorizmit, por edhe dukurive tjera kundërligjore.

Hoxha dhe De Lucia u pajtuan për shpeshtim të kontakteve dhe shkëmbim të përvojave dhe informatave për të kryer me sukses misionin e prokurorive të dy vendeve.

Sistemet prokurorriale të Kosovës dhe Italisë kanë të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.