Bukuroshet e Lirisë te Ura e Ibrit

Bukuroshet që po garojnë në “Miss Freedom of the World 2015” qëndruan në Mitrovicë ku vizituan pos tjerash edhe urën kryesore mbi Lumin Ibër.

20 përfaqësueset e kësaj gare që prezantojnë shtete të ndryshme u pritën nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

“Unë shumë i çmoj njerëzit nga dukja  e tyre dhe e di se ashtu qysh jeni të bukura edhe zemrat i keni të mira,” u tha Bahtiri bukurosheve.

Austria në këtë garë përfaqësohet nga kosovarja Blerta Dobërlluka.

“Po ndihna shumë mirë që gjendem në Kosovë, sepse Kosova është vendlindja e prindërve të mi dhe ky është një nder i veçantë për mua,” tha Dobërlluka.

Bukuroshet, përveç urës së Ibrit, vizituan edhe muzeun e qytetit dhe qendrën e tij të kulturës.

Gara finale e “Miss Freedom of the World 2015” do të mbahet më 30 gusht në qytetin e Mitrovicës.