Aksident Trafiku në Ulpianë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen Ulpianë të Prishtinës, saktësisht afër selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura civile, një Golf 2 dhe një Audi.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident as shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.