Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Përleshje në Parkingun e Pallatit të Drejtësisë

Sipas raportit policor, gjatë ditës së djeshme pas një seance gjyqësore tre të dyshuar në parking të veturave janë përleshur mes vete.

Pas raportimit të rastit njësia policore ka dalë  në vendin e ngjarjes.

Dy persona janë arrestuar, ku nga njëri i dyshuar është konfiskuar një revole me tetë fishekë, ndërsa i dyshuari i tretë sipas policisë gjendjet në arrati.

Nga përleshja një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të përleshjeve pas seancave gjyqësore.

http://kallxo.com/familjaret-e-te-akuzuarit-perleshen-policine-ne-pallat-te-drejtesise/

http://kallxo.com/rrahje-ne-korridor-te-gjykates/