Vetura e djegur në tunelin e Kalimashit - Foto: RTK

Përfshihet nga flakët një veturë nga Kosova në tunelin e Kalimashit

Një automjet me targa të Kosovës që udhëtonte drejt Tiranës u përfshi nga flakët sot në mëngjes në tunel të Thirrës në Kalimash.

Për 30 minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve në tunel, duke krijuar radhë edhe të gjata.

Drejtuesi i mjetit e si edhe personat që udhëtonin me të nuk pësuan lëndime.

Për të vënë flakët nën kontroll, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Edhe në të kaluarën në tunelin  e Thirrës në Kalimash kanë ndodhur aksidente të tilla duke krijuar panik te udhëtarët./RTK