Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Digjet një veturë në Leposaviq, dëmtohen dy të tjera

Një veturë është djegur të enjten me datë 29.02.2024 në orët e para të mengjesit në Leposaviq.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka shtuar se dy vetura tjera kanë pësuar dëme materiale.

“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura ‘Toyota’ e bardhë me targa serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes. Gjatë shiqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme të vogla materiale kishin pësuar edhee dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture”- ka thënë Elshani.

Sipas Elshanit në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrëvënie, ndërsa nuk ka të arrestuar dhe se nuk ka dihet motivi i rastit për momentin.