Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Pejë, rrihen me shkop druri për servisim të shporetit

Në Komunën e Pejës është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me servisimin e një shporeti ka sulmuar me shkop druri viktimën e gjinisë mashkullore.

Viktima nuk ka pasur lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.