PDK mban konventën e të rinjve (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha në Konventën e gjashtë të Rinisë Demokratike, se Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit.

“Dekada e Re është rinia në vendimmarrje dhe inovacion. Dekada e re është potenciali i të rinjve – forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Dekada e Re është rruga e përparimit të shtetit të pavarur e Sovran të Kosovës, nën lidershipin e vendosur të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha lideri i PDK-së para qindra delegatëve të Rinisë Demokratike në Konventën e gjashtë që u mbajt në Prishtinë.