Mbeturinat te 'Qafa' - Prishtinë - 25 mars 2019

Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Prishtinës vazhdon të heqë mbeturinat

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike edhe sot ka vazhduar me aksionin për heqjen e mbeturinave në kryeqytet.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Medina Braha ka postuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku ka bërë të ditur që aksioni për pastrimin e Prishtinës do të vazhdojë.

“Lista prej 141 deponive të identifikuara nga GIZ dhe DShP çdo ditë e më shumë po zvogëlohet. Prishtinën do ta pastrojmë deri në deponinë e fundit”, ka shkruar ndër të tjera Braha.  

Braha ka kërkuar nga qytetarët që t’i lajmërojnë në Komunë deponitë e mbeturinave.

“Pas pastrimit, kudo që është e mundshme, vendet e deponive do t’i shndrrojmë në vende të gjelbërimit. Për çdo ditë, për Prishtinën tonë të pastër”, ka shkruar Braha.

KALLXO.com përmes fotografive që i kanë dërguar qytetarët,  që nga muaji mars në vazhdimësi ka raportuar për mbeturinat në lagjet e Prishtinës.   

https://kallxo.com/berlloku-mbulon-prishtinen-ne-diten-e-pranveres/?fbclid=IwAR0-E15dW_MNh1aSvxjXQdcn5xpscKN4eJd05sRc7JQ2XtqKKyM97ia6se4

https://kallxo.com/fotografite-e-krimit-mjedisor-ne-prishtine/?fbclid=IwAR1tRreLzsJJJhOPqQs4rI-svFKpBpgvPO3FM41rAqhDWV4nYytib52Inls

https://kallxo.com/qeveria-e-shpend-ahmetit-e-heshtur-berlloku-mbulon-lagjet-e-prishtines/

www.kallxo.com