Pas raportimit të KALLXO.com, Fushë Kosova nis riparimin e rrugës në fshatin e saj

Pas raportimit të KALLXO.com, se rruga e fshatit Miradi e Ulët në Komunën e Fushë Kosovës ishte e mbushur me gropa, kanë nisur punimet për riasfaltimin e saj në atë lokacion.

Lexuesit kanë  dërguar fotografitë ku shihen mjetet  e kompanisë kontraktuese të cilat kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës.

Për gjendjen infrastrukturore në Miradi të Ulët, një qytetar kishte dërguar në KALLXO.com fotografi të rrugës, e cila është e mbushur me gropa dhe ka treguar që me vite të tëra ekziston kjo gjendje.

Ndërsa, Komuna e Fushë Kosovës ka deklaruar  se punimet për asfaltimin e rrugës besohet se do të përfundojnë brenda 20 ditëve.

https://kallxo.com/foto-komuna-premton-riparimin-e-rruges-me-gropa-ne-miradi-te-ulet/