Pejton, shtylla elektrike

VIDEO - Pamje të shëmtuara të lagjes 'Pejton'

Shtyllat elektrike në lagjen ‘Pejton’ të kryeqytetit  janë të mbingarkuara nga kabllot.

Disa prej tyre paraqesin rrezik për banorë e kalimtarë pasi shumë kabllo nga këto shtylla janë të këputura dhe shtrihen në pjesën e trotuarit.

Gjendje më e rëndë më këto shtylla është në rrugën ‘Pashko Vasa’ të lagjes Pejton.

Rrugët në lagjen ‘Pejton’ gjatë vitit 2020 kanë qenë në proces të rikonstruktimit, madje atë kohë ishte planifikuar që të gjitha kabllot e shtyllave elektrike të futeshin në tokë, derisa shtyllat të përdoreshin vetëm për ndriçim.

Tani në vitin 2023 gjendja është ende e njëjtë, ku shtyllat kanë mbingarkesë e këmbësorët janë të rrezikuar.

KEDS në anën tjetër nuk janë deklaruar lidhur me gjendjen e këtyre shtyllave apo përse nuk ka filluar ende largimi i këtyre kabllove siç kishte qenë plani në vitin 2020.

Pejton, shtylla elektrike
Pejton, shtylla elektrike
Pejton, shtylla elektrike