shteg ciklizmi

Prishtina ndan 1.8 milion euro për planin e mobilitetit, fokus shtigjet e çiklizmit e rikonstruktimi i rrugëve

Komuna e Prishtinës ka ndarë 1.8 milion euro për implementim të planit të mobilitetit.

Sipas të dhënave, tenderi do jetë i ndarë në tre llore dhe kryesisht ka për synim ndërtimin dhe shenjëzimin e shtigjeve të çiklizmit, rikonstruktim të rrugëve e trotuarave.

Kohëzgjatja e kontratës, sipas të dhënave, është për një vit.

Pjesën e parë të kontratës ‘Implementimi i planit të Mobilitetit -Sanim dhe Rikosntruim’ e ka fituar grupi K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K.

Pjesën e dytë: ‘Implementimi i planit te Mobilitetit “Ndërtimi-shënjizimi i shtigjeve të bicikletës në rrugën kryesore të Qytetit”, e ka fituar grupi i operatorëve ‘JOOS & KRASNIQI – BAZE SH.P.K.

Kurse, pjesën e tretë ‘Implementimi i planit te Mobilitetit “Sanimi,Rikonstruimi i Rrugëve, Trotuareve me gurë natyral graniti dhe pllaka – kubza Betoni” e ka marr grupi  i Operatorëve Ekonomik Rexha; ILEAA – GR SH.P.K.; EL-BAU SH.P.K.

Tutje, në dosjen e tenderit është bërë e ditur se për ekzekutim të këtyre punëve Operatori Ekonomik duhet të ketë minimum 30 punëtorë në stafin e tij.

Po ashtu, të kenë Gurëthyes të licencuar në pronësi apo marrëveshje për furnizim me zhavor.

Plani i mobilitetit është plan 12 vjeçar me 102 masa ku kryesisht përfshihen shtigjet e çiklizmit, infrastruktura rrugore, parkingjet, reformimi i transportit urban, etj.

Komuna e Prishtinës tashmë ka nisur diskutimet për reformat që do merren në transportin publik nga viti 2023.

Buxheti i komunës për vitin e ardhshëm do jetë 105 milionë euro.

Prishtina me reforma në transportin publik më 2023, paralajmërohet çmimore e re