Gjendja e shkallëve në lagjen ‘Bregu i Diellit' - Pamje

Lagjja ‘Bregu i Diellit’ është ndër më të vjetrat në kryeqytet, e vjetër ka mbetur edhe një pjesë e infrastrukturës nëpër këtë lagje.

Për shkak të terrenit të ku shtrihet lagjja, lëvizja nëpër objekte dhe lidhja me zona të caktuara bëhet përmes shkallëve.

Pothuajse, mes çdo objekti në këtë lagje ka shkallë, e një pjesë e tyre janë në gjendje të rëndë dhe vështirë për të ecur nëpër to.

Pjesa tek ‘Banesat e Bardha’ është në gjendje më të keqe sa i përket infrastrukturës së shkallëve. Shumica prej tyre janë të thyera dhe kanë mungesë të mirëmbajtjes.

Komuna e Prishtinës së fundi ka nisur më ndërhyrje në infrastrukturë të shkatërruar të shkallëve në lagjen ‘Dardania’.

Drejtori komunal Ilirik Musliu nëpër disa postime në rrjetet e tij sociale, ka bërë të ditur se puna në ndërhyrje si ajo në lagjen ‘Dardania’, do ketë në vazhdimësi.