Parakalimi i ushtarëve të Kosovës

Kuadrate të Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë parakaluar sot mes shesheve “Nënë Tereza” e “Ibrahim Rugova” në Prishtinë në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ky është parakalimi i parë ushtarëve të Kosovës që nga miratimi i ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, në bazë të të cilit ndërrohet misioni dhe emri i FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Në parakalimin e sotëm një fjalë rasti ka mbajtur presidenti Hashim Thaçi, i cili është edhe kryekomandant i forcave të armatosura të Kosovës.

Për të parë parakalimin e ushtarëve të Kosovës kanë dalë një numër i madh i qytetarëve.

Këto janë fotot e realizuara nga fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla: