FOTO: Prekazi vërshohet nga vizitorët në 11 vjetorin e Pavarësisë

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz është vizituar sot nga një numër shumë i madh i qytetarëve për nder të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Manifestimet kryesore gjatë ditës së sotme janë mbajtur në Prishtinë.

Për përvjetorin e Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne ndërkaq në mesditë në sheshet kryesore të kryeqytetit kanë parakaluar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK), për herë të parë pas shndërrimit të forcës në Ushtri të vendit.

Këto janë fotot e dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com: