Paraburgim të dyshuarve të aksidentit që la të vdekur një person

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj L.Zh. dhe L.M., dy të dyshuarve të aksidentit në fshatin Shtedim që pati për pasojë jetën e një personi.

Viktimë e këtij aksidenti ishte 73 vjeçari J.Z., të lënduar mbeten edhe dy ngasësit e automjeteve.

Me vendimin e gjykatës të njëjtit do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë.

Me rastin e marrjes së vendimit Gjykata ka vlerësuar se në rast se të njëjtit gjenden në liri mund të arratisen nga vendi dhe ka vlerësuar peshën e rëndë të veprës të cilën dyshohet që e kanë shkaktuar.

Ata dyshohen për rrezikim i trafikut publik dhe në rast se shpallen fajtorë mund të dënohen nga 1 deri në 8 vite burgim.

KALLXO.com, dy ditë më parë raportoje për rastin.

https://kallxo.com/veturat-e-aksidentuara-ne-podujeve-po-benin-gara-mes-vete/

.