Foto: Atdhe Mulla

Paraburgim të Dyshuarve për Shpërndarje të Ushqimit për Vota

Gjykata Themelore në Gjakovë caktoi paraburgimin prej një muaji ndaj dy të dyshuarve Xhemajl Radosta dhe Adriatik Pulani që u arrestuan dje nga policia për “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Në seancën dëgjimore të mbajtur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, prokurori Ali Uka ka kërkuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’ pasi që më 16 nëntor dyshohen të kenë organizuar shpërndarjen e gjësendeve ushqimore pjesëtarëve të komunitetit RAE…”, thuhet mes tjerash në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata pas seancës dëgjimore ka caktuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

KALLXO.com, raportoi për këtë rast edhe ditën e arrestimit të tyre.

http://kallxo.com/dy-te-arrestuar-ne-gjakove-dyshohet-se-shperndanin-ushqim-per-vota/