Paraburgim për zyrtarin e Bankës Qendrore

30 ditë paraburgim ia ka caktuar Gjykata, Agron Ramadanit, zyrtar i Bankës Qendrore të Kosovës, i arrestuar dje nga Policia nën dyshimet për falsifikim të dokumentit të shkollës së mesme.

KALLXO.com merr vesh se Ramadani ka dalë sot para gjykatës, ku i është caktuar masa e sigurisë prej 30 ditësh paraburgim.

Ai u arrestua të premten nga Polica si i dyshuar për falsifikim.

Ramadani është shef i Divizionit për Rishqyrtimin e Ankesave në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

 

https://kallxo.com/arrestohet-nje-zyrtar-i-bankes-qendrore/

.