Papa Françesku

Papa Françesku udhëton për vizitë në Panama

Papa Françesku ka udhëtuar për vizitë gjashtë ditore në Panama, gjatë së cilës do të marrë pjesë në festivalin e të rinjëve katolik në kuadër të Ditës Botërore të të rinjëve.

Para se të udhëtojë nga Vatikani, Papa Françesku ka pasur takim më 8 migrantë në Romë, ka njoftuar Vatikani.

Udhëtimi i Papës në Panama vjen në kohën kur Kisha Katolike po përballet me krizën e pa shembullt të akuzave ndaj disa priftërinjve për abuzime seksuale.

Prej 21 deri më 24 shkurt, udhëheqja e katolikëve romakë duhet të organizojë takime me krerët e organizatave kombëtare të katolikëve nga mbarë bota, ku do të bisedojnë për akuzat e keqtrajtimit të fëmijëve.