Vjosa Osmani, Papa Françesku ne Vatikan, 2023

Presidentja Osmani dekretoi hapjen e një Misioni Special të Kosovës në Vatikan

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekretuar hapjen e një Misioni Special në Selinë e Shenjtë, Vatikan.

Osmani përmes rrjetit X e ka quajtur këtë moment historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Vatikanit.

“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vitesh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin e Vatikanit. Ky është një moment historik i rëndësishëm për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan të cilat ne jemi të përkushtuar t’i thellojmë”- ka shkruar Osmani.

Honored to formally decree the opening of Kosovo’s Special Mission to the Holy See, after two years of intensive efforts together with 🇻🇦 leadership. This is an important milestone for Kosovo and a new chapter in 🇽🇰-🇻🇦 relations, which we are committed to deepening. pic.twitter.com/R0k230KQEY

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 12, 2024

Në janar 2023, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte pritur në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku.

Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, por Vatikani ende nuk e ka njohur shtetësinë e saj.