Pamje nga vërshimet në Gjilan

Të reshurat e dendura të shiut kanë prekur edhe regjionin e Anamoravës.

Pamje të reja janë dërguar në adresë të KALLXO.com ku shihen zonat e përmbytura

 

18:35

Rrugët e qytetit të Gjilanit janë bërë vështirë të kalushme nga vërshimet që kanë kapluar pjesët e ulëta të qyetetit.

Lexues të KALLXO.com kanë dërguar fotografi dhe video ku shihen vërshimet në rrugë.

Disa rrugë të këtij qyteti po ngjajnë me liqene duke shkaktuar edhe probleme vozitësve që sipas qytetarëve po bllokohen nga uji.

KALLXO.com ka raportuar sot edhe për probleme të qytetarëve në pjesët e tjera të Kosovës ku vërshimet kanë shkaktuar dëme.