Takimi i Ramush Haradinajt e Pal Lekajt | Foto: ZKM

Pal Lekaj – Komisionerit Europian: E mbytët Kosovën me hipokrizi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i ka thënë nga largësia Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johhanes Hahhn, se taksa 100% karshi Serbisë do të largohet pasi kjo e fundit ta njohë Kosovën si shtet.

“Kosovën e mbytët me hipokrizi! Është e vërtetë që jemi vendi më properëndimor në Evropë, e ndoshta në botë, por e vërteta tjetër e dhimbshme është se jemi më të margjinalizuarit në këtë pjesë të botës. Deri kur kështu, që disa zyrtarë, burokratë të pandreçshëm, të luajnë me ndjenjat dhe durimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj?!”, ka shkruar Lekaj.

Ai përmes një  njoftimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se s’do të ketë kompromise për të drejtën e sovranitetit.

“S’duhet të ketë kompromis në të drejtën tonë për të patur sovranitet, integritet, për të levizur lirshëm e për të qenë të respektuar për vendimet që i marrim. Taksa 100% të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja. Zotëri Komisionar Hahn, me këto lajme do të ishte më mirë të vinit në Kosovën e pavarur, e jo për të bërë trysni”, ka shkruar Lekaj.

Komisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, para se të vijë në Kosovë është takuar në Serbi më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas B92, tema kryesore e bisedimeve midis Komisionerit Hahn dhe Beogradit dhe Prishtinës ishte vendimi i autoriteteve të Kosovës për të taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të vendosur javë më parë.

Gjatë ditës së djeshme edhe shefja e kabinetit të komisionarit Hahn, Annemarie Hubber ka njoftuar në profilin e saj në “Tëitter” se Hahn do të vijë në Kosovë dhe Serbi për shkak të taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj, ku sipas saj do të kërkojë largimin e saj.

Po ashtu gjatë vizitës në Kosovë, Hahn do të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe liderët e tjerë shtetëror.

Në lidhje me takimin e Thaçit është bërë e ditur së është shtyrë takimi i tyre, ndërsa me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj do të kenë konferenca për media të ndara

Kallxo.com ka raportuar në lidhje me këtë:

https://kallxo.com/haradinaj-e-hahn-ne-konferenca-te-ndara-per-shtyp/

https://kallxo.com/vizita-e-hahnit-ne-kosove-do-ti-kushtoje-35-euro/