Pal Lekaj

Pal Lekaj i përgjigjet Isa Mustafës lidhur me taksën ndaj Serbisë: Haradinaj nuk është ‘pishmanxhi’

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se qeveria do të duhet të bëjë llogaritje pas vënies së taksës për Serbinë, pasi sipas Mustaffës çmimet e produkteve në vend mund të rriten.

Ndërohë, ministri Lekaj e ka pyetur Mustafën se me kënd është.

“Zotëri ish – kryeministër, me kënd je? Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm. Jemi të vetëdijshëm se ish-Kryeministri dhe partia e tij, janë po aq të sigurtë, se Kryeministri Haradinaj nuk është personalitet “pishmangji”, siç disa janë treguar të tillë në të kaluarën”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Lekaj shtoi se më mirë do të ishte që sonte Mustafa nga partia e tij të dilte me një qëndrim 100% pro vendimit.

“…që  t’i tregojmë Serbisë, se kur bëhet fjalë për ruajtje të ekonomisë dhe sovranitetit të vendit, ne jemi “100% bashkë”, është shprehur ai.

“Nuk zbrapsemi sepse KOSOVA është 100% e pavarur dhe sovrane”, thotë Lekaj.