Pak kush kujtohet për ideologun e lëvizjes kombëtare Abdyl Frashëri

Sot, më 23 tetor, 2018,  mbushen 126 vjet kur ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare Abdyl Frashëri, një nga personalitetet më të rëndësishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ndërroi jetë në Stamboll të Turqisë së sotme.

Pavarësisht këtij përvjetori dhe rëndësisë së figurës së Frashërit, pakëkush është kujtuar të kujtojë këtë personalitet në këtë përvjetor të vdekjes.

Për mes një postimi në rrjetin sociale Muzeu Historik Kombëtare i Tiranës ka kujtuar heroin Frashëri në përvjetorin e vdekjes.

Abdyl Frashëri, vëllai i madhe i Naimit dhe Samiut, dy personalitete me nam në historinë shqiptare, pati një rol ky në lëvizjen kombëtare për themelimin e një shteti shqiptar pas tronditjes që pësoi Perandoria Osmane nga disfata ushtarake me Rusinë Cariste.

Si rezultat i punës së tij, autoritetet osmane e arrestuan dhe e dënuan me vdekje, dënim që u kthye më pas në burgim të përjetshëm.

Frashëri vdiq në Stamboll më 23 tetor 1892, kurse eshtrat e tij u sollën në Shqipëri në vitin 1978, me  rastin e festimeve të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.