Pacolli me Njohje të Veçantë në Iowa

Kreu i Diplomacisë Kosovare, Behxhet Pacolli është pritur në Iowa të  ShBA-së ku mori  njohje të veçantë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në kuadër të vizitës zyrtare që Ministri i Jashtëm po bën në SHBA, ai ka vizituar edhe universitete dhe shkolla profesionale të Iowa-s.

Zyra për Komunikim e MPJ-së njoftoi se Pacolli është pritur nga Komiteti i Iowa-s për Marrëdhënie Ndërkombëtare, për të vazhduar më pas me Guvernatoren e këtij shteti, Kim Reynolds, Sekretarin e Shtetit, Paul Pate, Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Linda Upmeyer dhe Sekretarin e Bujqësisë, Bill Northey.

“Në të gjitha këto takime janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy shteteve simotra – Kosovës dhe Iowa-s, me zotimet e shprehura nga të dyja palët për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.

Pacolli mbajti fjalime gjatë vizitave në universitete dhe shkolla duke treguar për marrëdhëniet e dy shteteve.

Përderia Pacolli realizoi këtë vizitë, Kryeministrit  të vendit, Ramush Haradinaj i është dashur të anulojë vizitën për shkak të refuzimit të vizës amerikane.

http://kallxo.com/haradinaj-e-pranon-se-nuk-eshte-dhene-viza-amerikane/