Teuta Pustina- Krasniqi

ORCA Përgëzon Shkarkimin e Prorektores për Gjuhë Seksiste

Këshilli Drejtues në ditën e sotme ka marrë vendim për shkarkimin e prorektores Teuta Pustina- Krasniqi.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar pozitivisht kundrejt vendimit të sotëm të Këshllit Drejtues për shkarkimin e prorektores Teuta Pustina- Krasniqi.

“Shkarkimi i prorektores Pustina është hapi i parë drejt çrrënjosjes së gjuhës seksiste, ngacmimeve seksuale dhe mizogjinisë në Universitetin e Prishtinës. ORCA i bën apel Këshillit Drejtues që të vazhdojë me përmirësimin e Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe kristalizimin e dispozitave dhe ndëshkimeve për ngacmimet seksual”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndër të tjerash, ORCA ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të kërkojë falje publike për provokimin e prorektores, me arsyetimin se fajësoi viktimat e ngacmimit seksual.

Së fundmi, ORCA përmes kësaj komunikate, u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë përjetuar ngacmim seksual në ambientet e Universitetit të Prishtinës ta raportojnë atë te organet përgjegjëse apo edhe në faqen faqen e tyre ëëë.orca-ks.org tek seksioni RAPORTO.

Përgëzime pati edhe për grupet studentore në aksionin simbolik dhe ka mbështetur kërkesat e tyre drejtuar Universitetit të Prishtinës. Kjo është edhe një fitore e aktivizmit studentor në Universitetin e Prishtinës.

 

http://kallxo.com/kerkohet-shkarkimi-prorektores-per-deklaratat-lidhur-ngacmimin-seksual/