Orari i dezinsektimit hapësinor në Prishtinë dhe fshatra  

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot fillon faza e pestë e sezinsektimit hapësinor në lagje të kryeqytetit.

Sipas komunës, këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarësh, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Në njoftim thuhet se në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda. Gjithashtu, duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi për së paku një orë. Apelojmë tek shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Monitorimi i këtij aktiviteti nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do të japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thuhet në njoftimin e komunës.

Dezinsektimi bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, nëpër lagjet e caktuar sipas datave të mëposhtme:

23.08.2018: Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha (blloqet; shtëpia e pleqve), Tophane;

24.08.2018: Dardani, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”;

25.08.2018: Prishtina e re (Veternik, Qendresa, NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

26.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabri, Kolovicë dhe Kolovicë të re;

27.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahçe

28.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë (e epërme dhe e poshtme), Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll;

Komuna e Prishtinës i ka vendosur dy numra të telefonit në dispozicion për ankesat eventuale të qytetarëve për këtë proces të dezinsektimit (044-248-442 dhe 044 265-358).