Olimpisti Kosovar Tregon Emocionet e Ditës së Parë

Sportisti i vetëm Kosovar, që po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang, Albin Tahiri në një video të postuar në Facebook, ka treguar për emocionet që ka ndjerë gjatë bartjes së flamurit të Kosovës.

“Jam shumë krenar që po hy në historinë, unë e tregova sot flamurin e Kosovës me shumë shumë respekt, unë e falënderoj krejt shtetin e Kosovës, Federatën e Kosovës, Komitetin Olimpik edhe juve, unë jam shumë shumë i respektuar”, u shpreh Tahiri.

“Unë e tregova sot flamurin e Kosovës me shumë shumë respekt”, tha ai