Nuk e presin më Komunën e Ramiz Lladrovcit, banorët e vendosin vetë kanalizimin

Banorë të lagjes Franca të Tërstenikut të Drenasit kanë vendosur të mos e presin më Komunën për të vendosur kanalizimin.

Ata i janë përveshur punës dhe me forca të veta e kanë hapur kanalin dhe i kanë vendosur gypat për ujërat e zeza të lagjes.

Njëri prej tyre ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com.

Ai ka thënë se e kanë marrë këtë vendim pasi që e kanë parë se Komuna e drejtuar nga Ramiz Lladrovci nuk e ka ndërmend të bëjë gjë në këtë drejtim.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.