Novosella: Bac, më ka ra hise e vështirë që të ndahem nga ti i fundit

Para varrimit të trupit të pajetë të Adem Demaçit, foli bashkëveprimtari i tij, Selatin Novosalla.

Ai tha se ‘I ka ra hise e vështirë që të ndahet i fundit nga Demaçi’.

Novosella në fjalën e tij, tha se dhembja e tyre mbanë emrin e nënës së Adem Demaçit, motrës dhe gruas që e priti 28 vite.

“Bac, kur sot po ndahemi nga ti, bëjmë këto pyetje: po mos të kishim ty kush do të na ndihmonte në udhëkryqin e lirisë që mos të ngatërroheshin rrugët”, tha ai në fjalën e tij para varrimit të Adem Demaçit në varrezat e Dëshmorëve në Velani.

“Bac, Faleminderit”, tha në fund Novosella

Adem Demaçi po varroset me nderime shtetërore në varrezat e Dëshmorëve në Velani.