Njësia Speciale e Policisë dhurojnë gjak

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dhuruar sot gjak.

Sipas njoftimit, në aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut i cili është mbajtur në Kampin në Vrellë kanë marrë pjesë shumica e pjesëtareve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ekipi i Qendrës së transfuzionit të gjakut kanë falënderuar të gjithë pjesëtarët të cilët kanë dhuruar gjak vullnetarisht.