Pamje nga ura mbi Ibër pas heqjes së "Parkut të Paqes" në gusht të këtij viti - Foto: KALLXO.com

Një Mur Teneqeje Ndan Aktualisht Mitrovicën

Sipas gazetares së KALLXO.com, që është në vendin e ngjarjes, rruga mbi urë është pastruar tërësisht.

Aktualisht, ajo që e ndan pjesën veriore të qytetit nga ajo jugore është një mur teneqeje afër udhëkryqit në pjesën veriore si dhe disa blloqe betoni.

Punëtorët e kompanisë së kontraktuar nga BE kanë hequr grumbullin e dheut e zhavorrit dhe saksitë në të cilat serbët e pjesës veriore kishin mbjellë pisha e drunj të tjerë kur e kishin ngritur barrikadën, të cilën ata e quajtën “Parku i paqes”.

Barrikada mbi Ure 0022 Barrikada mbi Ure 0018 Barrikada mbi Ure 0019 Barrikada mbi Ure 0020

“Parku i paqes” ishte vendosur në qershor të vitit 2014, pak orë pasi nga aty nga serbë të veriut ishte hequr barrikada e mëparshme prej dheu e gurësh, e cila e ndante qytetin që nga paslufta.

Në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, është paraparë edhe heqja e barrikadës në urën kryesore mbi lumin Ibër.

E Bashkimi Evropian njoftoi nëntë ditë më parë se dialogu 20-orësh në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar me marrëveshjen që ura e Ibrit, e mbyllur tash e 17 vjet për qarkullim, të fillojë të rivitalizohet më 14 gusht të këtij viti ndërsa hapja e saj për qarkullim është lënë të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas Bashkimit Evropian, me fillimin e implementimit të marrëveshjes, kjo urë e cila që nga qershori i vitit 1999 ka qenë simbol i ndarjes etnike në Kosovë, do të bëhet “simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet serbëve, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë”.

http://kallxo.com/ura-e-ibrit-hapet-pas-5-muajsh/

Në fillimin e punimeve për heqjen e barrikadës të pranishëm ishin edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Thomas Gnocchi, por asnjë përfaqësues i Komunës së Mitrovicës Veriore.

http://kallxo.com/fillon-heqja-e-barrikades-nga-ura-mbi-iber/