Nga veriu Thaçi arrin në kazermën e FSK-së (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në kazermën ‘Adem Jashari’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës ku kishte paralajmëruar vizitë.

Gjatë ditës ai ishte edhe në vizitë në liqenin e Ujmanit në veri.

Ai në vizitën që i bëri këtij liqeni tha se Kosova është sovrane dhe mohoi mundësinë e ndarjes së kësaj pjese të Kosovës për të ju bashkuar Serbisë.

“Është një vizitë krejt normale në mrekullitë e vendit tim që ja vlen për ti vizituar të gjithë qytetarët e vendit tim. Edhe sot nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës dërgoj mesazhin më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kosova është një unike  e pavarur sovrane.

Ai tha se në këtë vizitë u takua edhe me qytetarë serb të Mitrovicës Veriore.

Unë si president i vendit i shërbej të gjithëve, pa dallim Ishte kënaqësi që të pijë kafe me serbet e këtij lokaliteti, dhe në këtë ditë të vikendit në mes të dy qytetarëve, në këtë ditë të vikendit si të ishte një piknik.