Borë në Prishtinë |Foto - Arkiva

Nga Nesër, Borë e Acar në Kosovë

Kosova do të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa janë të ftohta dhe do të sjellin ulje të theksuar të temperaturave minimale dhe maksimale.

Kështu ka thënë për KALLXO.com eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Sipas tij, të enjten temperatura minimale do të jetë minus 7 gradë celsius, ndërsa të premten më e ulëta do të shkojë deri në minus 12 gradë e më e larta minus 2.

Sylë Tahirsylaj thotë se e shtuna dhe e diela do të jenë ditët më të ftohta, kur temperatura minimale do të shkojë deri në minus 18, ndërsa ajo maksimale do të jetë minus 6 gradë celsius.

Po ashtu, Tahirsylaj tha për KALLXO.com se nga e enjtja deri të shtunën do të ketë reshje bore, e cila në ultësira vetëm do ta mbulojë tokën ndërsa në bjeshkë mund të arrijë deri në 30 cm.

Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, sipas Sylë Tahirsylajt, do të ketë luhatje të temperaturave “në kondita normale”.

Profesori i meteorologjisë thotë se këto të dhëna i ka marrë nga stacioni vetanak.