Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin e automjeteve në disa zona në  Shqipëri

Reshjet e borës në disa zonë të Shqipërisë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Ministri i Punëve të Brendshme të shtetit shqiptar, Taulant Balla u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë vëmendje të shtuar.

Balla ka bërë të ditur se Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugor Shiptarë janë duke pastruar rrugët.

“Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptarë dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”- ka shkruar ai në Facebook.

Top Channel ka raportuar se zonat me reshje më të dendur të borës është  Malësia e Shkodres dhe Malësia e Madhe.