Nexhmi Krasniqi (në rroba civile).

Nexhmi Krasniqi Kthehet në Pozitën e Drejtorit të Policisë në Prizren

Drejtori i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, i cili ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, sot nënshkroi vendimin për kthimin e tij në punë.

Krasniqi, ka thënë për KALLXO.com se sapo ka nënshkruar kthimin e tij në punë.

“Para dy ore kam nënshkruar dhe jam kthyer në pozitën e njëjtë që e kam pasur para suspendimit” tha Krasniqi.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

http://kallxo.com/inspektorati-policor-kerkon-suspendimin-e-drejtorit-te-policise-ne-prizren/

Rexhepi ishte kthyer në punë rreth dy muaj më parë, ndërsa sot kthimin në punë e nënshkroi edhe drejtori Krasniqi.

Krasniqi tha se me të dëgjuar lajmin ka marrë urime të shumta nga kolegët e tij.

“Deri tash nga kolegët e mi i kam pranuar mbi 1,500 mesazhe urime, edhe vet jam i lumtur që më në fund triumfoi drejtësia dhe për qytetarët e Prizrenit nga të cilët kam pasur përkrahje në vazhdimësi, besoj që ky vendim është një vulë moszhgënjimit dhe pafajësisë time”, tha Krasniqi.