Kuvendi i Kosovës

Nesër Kuvendi mban seancë mortore për Adem Demaçin

Kuvendi i Kosovës nesër në ora 11:00 do të mbajë seancë mortore me rastin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Këtë ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe institucionet e presidencës, jemi në vazhdën e konsultimeve, do të ketë këshill shtetëror të varrimit për heroin e kombit Adem Demaçi. Në të njëjtën kohë qytetarët do të njoftohen edhe për ditët e zisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se Adem Demaçi do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

Veprimtari i çështjes kombëtare vdiq sot në moshën 82 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij u dha sot gjatë seancës së Kuvendit./21Media