Nga testi i maturës | Foto: KALLXO.com

Nesër Afati i Dytë i Testit të Maturës

Nën rregulla të administrimit të njëjta me afatin e parë të testit që u zhvillua me 4 dhe 18 qershor të këtij viti do të zhvillohet edhe afati i dytë.

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit ka njoftuar se do të vizitojë nxënësit që i nënshtrohen testit në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë në orën 10:30.

Bajrami është zotuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë test dhe janë harmonizuar afatet e testit me atë të hapjes së konkurseve në universitete.

“Ne jemi koordinuar me universitetet që të gjitha konkurset t’i harmonizojmë me Testin Kombëtar të Maturës, në mënyrë që asnjë maturant të mos pengohet në konkurrim në universitet,” tha ministri në konferencën rreth fillimit të vitit shkollor.

Në këtë afat testi i parë me lëndë të përgjithshme mbahet më 27 gusht ndërsa pjesa e dytë me lëndët e drejtimeve përkatëse më 3 shtator.

KALLXO.com edhe këtë afat do të monitorojë procesin dhe mbarëvajtjen e këtij testi.

Raportimet nga monitorimi i afatit të parë të testit të maturës mund t’i shihni më poshtë.

http://kallxo.com/testi-matures-2016-live/