Sot shënohet Dita e Librit për fëmijë

Sot shënohet dita e librit për fëmijë Në mbarë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj.

Dita Ndërkombëtare e librit për fëmijë e të rinj për herë të parë është organizuar në vitin 1966 nga Jella Lepman, themeluese e Bordit Ndërkombëtar të Librit për Fëmijë e të Rinj.

2 prilli është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë Hans Kristian Andersen. Kjo festë që organizohet çdo vit më 2 prill e cila ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me lexuesit e moshave të vogla.

Për shënimin e kësaj dite, organizata ETEA në bashkëpunim me Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë, “Agim Deva” organizojnë sot manifestimin letrar, “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”. Ky aktivitet mbahet sot në ora 12:00 në Qendrën e Librit në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë.