Foto: Ilustrim

Ndalohet kamioni, po kontrabandonte lopë e dele

Një njësit patrullues i Policisë Kufitare të Kosovës ka ndaluar një kamion me targa KS, me të cilin po kontrabandoheshin lopë e dele.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në zonën e Zveçanit.

Gjatë kontrollit të kamionit, të cilin e drejtonte i dyshuari, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 10 krerë lopë dhe 4 dele, pa dokumente.

Policia njofton se kamioni me ngarkesë është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për veprime të mëtejshme.