Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Ndalohet një person në Leposaviq, tentoi kontrabandimin e dhjetëra kafshëve

Policia e Kovovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi tek vetura e të njejit janë gjetur dhjetë krerë dhi dhe katër qengja, të cilët dyshohet se ishin duke u kontrabanduar nga Serbia.

Sipas Policisë, i dyshuari i nacionalitetit serb ka deklaruar se kafshët i kishte kontrabanduar nga territori i Serbisë.

Kafshët me automjet janë proceduar në Doganë ku do të kryhen procedurat edhe nga ana e AUV-it. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në Bistricë të Leposaviqit.