Mustafa Uron Krishtlindjet

Mustafa urimin e krishtlindjeve e bëri në emër të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri urimin për këtë festë e lidhi me virtytet e kosovarëve.

“Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës,” shkroi Mustafa në Facebook.

Ai nuk harroi të urojë edhe ndërkombëtarët që kryejnë detyrat e tyre në Kosovë.

“Urime të veçanta edhe për trupin diplomatik, pjesëtarët e KFOR-it dhe të misioneve tjera në Kosovë,” shkroi më tutje Mustafa.

Krishtlindjet besimtarëve ua uruan sot edhe subjektet politike të vendit.