Rrethimi i murit në Mitrovicë | Foto: KALLXO.com

Muri në Mitrovicë Rrethohet me Llamarina

Muri pranë urës kryesore të lumit Ibër po rrethohet me pllaka llamarine, pasi asambleja e Mitrovicës Veriore vendosi që ai të hiqej.

Në mbledhjen e sotme të asamblesë së Mitrovicës Veriore u fol për marrëveshjen për largimin e murit që Qeveria e Kosovës e arriti me autoritetet lokale, si dhe për rregullimin e shetitores në Rrugën “Mbreti Petër”.

Asambleja me votat unanime të të gjithë asamblistëve vendosi që ta zbatojë marrëveshjen me Qeverinë e Kosovës për murin.

Lajmin për rrethimin e murit me pllaka llamarine e konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri Besim Hoti.

“Sot kanë filluar përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes për rrëzimin e murit. Është duke u siguruar vendi,” tha Hoti.

Sot KALLXO.com shkroi për marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe pushtetit lokal të Mitrovicës Veriore për murin.

http://kallxo.com/arrihet-marreveshje-per-murin/

Asamblistët joserbë, sipas Gëzim Alushit që në kuvendin komunal përfaqëson AAK-në, deri në momentin e fundit kishin dyshime nëse do të merrnin pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Mitrovicës Veriore,

http://kallxo.com/asamblistet-joshumice-te-pavendosur-per-mbledhjen-rreth-murit/

Edhe ura kryesore e lumit Ibër e cila po revitalizohet nga BE-ja ishte rrethuar me llamarina në tetor të vitit 2015.

http://kallxo.com/ura-e-ibrit-rrethohet-ne-tri-ane-me-llamarina/