ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Mosmarrëveshja që Çoi në Rrahje me Grushte

Tre persona janë arrestuar pasi kanë rrahur e grushtuar një person tjetër.

Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj ditor, ka njoftuar se tre persona janë arrestuar, pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshjeje e cila kishte ndodhur kohë më parë, kanë grushtuar dhe sulmuar me mjete të forta një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Devetaku” në Shtime dje në mesditë.

Si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të rrahjeve.